Bota

E pranon Pistorius, njëri prej oficerëve gjermanë kishte përdorur linjën e pasigurt telefonike

Një oficer gjerman përdori një linjë telefonike të pasigurt në një hotel në Singapor për t’iu bashkuar një konference, që u hakua nga rusët dhe u nxor në publik, tha të martën ministri gjerman i Mbrojtjes, shkruan AP.

Pasojat nga audio-regjistrimi, paraqet katër oficerë të lartë të forcave ajrore gjermane që diskutojnë hipotetikisht se si raketat me rreze të gjatë Taurus mund të përdoren nga Kievi kundër forcave pushtuese ruse, duke e vënë në siklet qeverinë gjermane dhe të rrit më tej tensionet midis dy vendeve.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

“Jo të gjithë pjesëmarrësit iu përmbajtën procedurës së telefonimit të sigurt ashtu siç synohej”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ndërsa informoi gazetarët në Berlin mbi rezultatet fillestare të një hetimi në vazhdim.

Ministri tha se oficeri në fjalë, emrin e të cilit ai nuk e dha, kishte marrë pjesë në shfaqjen ajrore të Singaporit, ku morën pjesë oficerë ushtarakë të rangut të lartë nga e gjithë Evropa, dhe më pas realizoi telefonatën WebEx, duke përdorur telefonin e tij celular ose Wi-Fi e hotelit, por jo një linjë të sigurt siç konsiderohet e detyrueshme për thirrje të tilla.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Pistorius tha se hetimi po vazhdon, siguria e përgjithshme është rritur dhe procedimet paraprake disiplinore po shqyrtohen, por se pasoja të rënda personale nuk kishte gjasa të ndërmerren.

“Unë nuk do të sakrifikoj asnjë nga oficerët e mi më të mirë për lojërat e Putinit, për ta thënë shumë qartë”, tha ai.

YouTube player