Bota

Ukraina thotë se më në fund ka ndaluar avancimin e Rusisë në perëndim të Avdiivka

Ushtria ukrainase tha se forcat e saj ndaluan një përparim rus jashtë Avdiivka, një qytet lindor në Ukrainë i pushtuar nga Rusia muajin e kaluar.

Megjithëse forcat e Vladimir Putin morën nën kontroll dy fshatra të tjerë, përparimi i tyre pranë Avdiivka u ndal për momentin, tha zëdhënësi ushtarak ukrainas Dmytro Lykhoviy, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne po themi se në këtë sektor të sulmit të drejtpërdrejtë rus, ne po arrijmë të stabilizojmë situatën dhe përparimi i armikut është ndalur”, citohet të ketë thënë zëdhënësi, duke folur në televizionin kombëtar.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“… Armiku po bën përpjekje të jashtëzakonshme, por nuk po bën asnjë përparim”, ka thënë më tej zyrtari.

Ai tha se ushtria ukrainase po bënte punën e saj dhe “duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme armikut”.

Pasi luftoi një betejë të gjatë për më shumë se një vit për qytetet ukrainase Bakhmut dhe Avdiivka, Rusia tani po forcon ofensivën e saj për të marrë fshatin Novomykhailivka pranë Marinka.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Fshati tani është një nga zonat më të nxehta në vijën e frontit të luftës, tha zyrtari.

Ndërsa sipas institutit me bazë në SHBA, Instituti për Studimin e Luftës, që monitoron ofensivën, ” blogerët ushtarakë rusë pohuan se forcat ukrainase mbajnë pozicione vetëm në Novomykhailivka perëndimore dhe se luftimet vazhdojnë në zonë”.

YouTube player