KryesoreLajme

Konjufca: Jasharët zbatuan parimin ideal të jetës, “Liri a vdekje”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sakrifica madhështore e familjes heroike Jashari ka ngritur kombëtarisht nivelin më të lartë të dinjitetit dhe krenarisë.

“Jasharët në krye me Ademin e Hamzën me baçin Shaban e të gjithë familjarët tjerë, u sakrifikuan kolektivisht në luftën për liri. Ata kolektivisht e zbatuan parimin ideal të jetës: Liri a vdekje”, është shprehur Konjufca.

Lexo më shumë  Deputetja austriake: Të ndalet dhuna policore dhe intimidimi i protestuesve në Shqipëri

Ai këto deklarata i ka bërë të martën në seancën solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kur kombi arrin ta përcaktojë këtë princip, rënia bëhet liri e liria bëhet domosdoshmëri. Liria është si ajri, por ajo nuk rri pezull, ngrihet mbi themele të forta, kurse rrënjët shtrihen thellë në tokën e të parëve tanë”, ka thënë kryeparlamentari.

Lexo më shumë  “I thyen hundën”/ Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Rruga Press

YouTube player