KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: Adem Jashari është emri i përveçëm i njeriut me të cilën mund t’i referohemi lirisë sonë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Adem Jashari ka bashkëdyzuar lirinë e tij individuale me lirinë e popullit, duke u bërë emër i përveçëm në histori.

“Kosova është çliruar nga Serbia okupatore pikërisht nëpërmjet trashëgimisë politike që e prodhoi personalitetin dhe figurën e Adem Jasharit. Nga po kjo trashëgimi është ngritur dhe po ndërtohet e forcohet edhe shteti ynë. E kam fjalën për trashëgiminë e dalë nga kultura e rezistencës së armatosur dhe aktivizmit të kulluar politik, sidomos që nga Lidhja e Prizrenit e këtej, që i ka karakterizuar shqiptarët dhe veçanërisht Kosovën”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kapet biseda e Taulant Ballës në telefon: “Do zoti ka të tjera… e meriton pas asaj dite”

Rrezistencën e familjes Jashari , Kurti e ka ndërlidhur si frymëzim nga kryengritësit që kundërshtuan pushtetin otoman në krye me Hasan Prishtina, nga lëvizja e Azem Bejtës dhe Shaban Polluzhës dhe një vargë nismash të tjera historike për çlirim.  

“Në këtë histori të çlirimit dhe shtetndërtimit, Adem Jashari dhe krejt çfarë përfaqëson figura e tij ka një hise të madhe. Në të vërtetë kjo është hisja më e madhe që mund ta ketë një njeri në historinë e vendit dhe kombit të tij. Ajo është hisja e një njeriu që brenda kohës dhe qenies së tij vepruese, lirinë e tij individuale e përbashkoi me lirinë e popullit të tij, gjatë gjithë jetës, deri në rënien heroike. Liria ishte kushti i jetës, e që u bë edhe kushti i vdekjes së Adem Jashari. Nëse historia është përparimi i vetëdijes së popullit për liri, Adem Jashari është emri i përveçshëm i njeriut me të cilën mund t’i referohemi lirisë sonë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  NATO vendos një njësi të re “Patriot” në Turqi, pranë bazës Incirlik

Rruga Press

YouTube player