Liqeni i Ohrit rrezikon statusin e ‘Tashëgimisë Botërore”, UNESCO jep dy vite kohë që të mbrohet zona
Komiteti i “UNESCO”-s për Trashëgiminë Botërore,ka vendosur të regjistrojë Trashëgiminë Natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit( Shqipëri, Maqedoni e veriut) në listën e trashëgimisë Botërore në rrezik, në projekt rezolutën e sesionit të 44 që po zhvillohet në Kinë në faqen 78 pika dhe i ka dhënë Maqedonisë së Verit dy vite kohë për ta ‘mbrojtur’ Ohrin.
Ky është një sinjal që edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut të rishikojnë Planin e Menaxhimit të rajonit si dhe ndërtimet e planifikuara në këtë zonë deri parkun ujor në Drilon.
Pjesa e liqenit të Maqedonisë së veriut është u pranua në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 1979, fillimisht si pasuri natyrore, dhe një vit më vonë si pasuri natyrore dhe kulturore. Liqeni i Ohrit është listuar si një ndër 3 liqenet më të vjetra në botë, ku kthjelltësia e ujit, harmonizimi i relievit malor me liqenin, vlerat e shumta arkeologjike kanë bërë që sipas specialistëve ai të klasifikohet si një pasuri natyrore dhe kulturore. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.
Rruga Press