KryesoreLajme

Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, Kurti: Lajmi i mirë, fillimi i punimeve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve për projektin “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M2”, të rrugës Prishtinë – Mitrovicë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të shumta, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, tani Kurti potencoi se janë shumë më të përgatitur.

Lexo më shumë  SHBA zgjedh Kurtin, lë në errësirë Ramën!

“Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, e përgatitje të pakta. Me qeverinë tonë kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme, prandaj punët janë të rregullta sipas procedurës. Nuk do të mungojë angazhimi ynë. Nga një rrugë e cila ishte me dy korsi, tash do të kemi rrugë nacionale me dy drejtime, secila me nga dy korsi”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se projekti për zgjerimin e rrugës ka qenë shumë i rëndë e me probleme të shumta.

“Mobilizimin e kemi bërë maksimal, shenjat janë të mira, do të përkushtohemi maksimalisht. Këtu është dashtë ta bëjmë auditimi, proces i rëndë me probleme të shumta”, theksoi ministri.

Ndryshe, punimet në këtë rrugë kanë ngecur për shkak të problemeve të shpronësimit në atë pjesë.

YouTube player