KryesoreLajme

Grafite me simbolin serb në veri, rasti nën hetime

Në lagjen `Kroi i Vitakut` në veri të Mitrovicës të premten janë vërejtur grafitë provokuese.

Policia ka thënë se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitet me simbolin nacionalist të serbëve, kryqi me katër C-ja.

Policia e ka iniciuar rastin si “nxitje e përqarjes dhe mosdurimit”. “Më 01.03.2024 është vërejtur se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë (kryqi me 4C). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

YouTube player