KryesoreLajme

Kurti takon kryeministrin e Irlandës, diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit Kosovë-Irlandë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me homologun e tij irlandez, Leo Varadkar. Qeveria e Kosovës njofton se temat qendrore në takimin e dytë bilateral, pas atij në Prishtinë, ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, tregtisë e teknologjisë dhe zhvillimet rajonale.

Sipas njoftimit, bashkë diskutuan për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Lexo më shumë  Takimi mes Edi Rama dhe Mitsotakis po shitet si “sukses historik”, ndërkohë që Greqia mban ende ligjin e luftës

“Duke u shprehur falënderues për mikpritjen që ka pranuar në Dublin dhe për mbështetjen e zëshme dhe të vazhdueshme të Irlandës ndaj Kosovës, kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin irlandez, Varadkar me zhvillimet e fundit në vend, progresin e shënuar deri më tani dhe ofertën që Kosova paraqet për investime të kompanive irlandeze, me theks në sektorin e teknologjisë”, thuhet në njoftim.

Kurti e ka falënderuar kryeministrin Varadkar për përkrahjen aktive ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

Kosova dhe Irlanda gëzojnë raporte të afërta partneriteti të ndërtuara mbi vlera dhe orientime të përbashkëta.

YouTube player