Bota

Izraeli sulmon me dron palestinezët që prisnin ndihma humanitare, 104 të vdekur dhe 760 të plagosur në Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit nisën një sulm ndaj palestinezëve që prisnin ndihma humanitare në qytetin e Gazës.

Raportohet se 104 persona kanë vdekur dhe një numër i madh është lënduar, raporton bbc.

Dëshmitarët thanë se forcat izraelite shënjestruan qindra palestinezë që prisnin të merrnin ndihma humanitare pranë kryqëzimit të Nablusit në qytetin jugor të Gazës.

Dëshmitarët thanë se shumë palestinezë u vranë dhe u plagosën në turmë, të cilën e bombardoi ushtria izraelite.

Sipas tyre, ekipet mjekësore dhe civilët që ndodheshin aty pranë i kanë transportuar të plagosurit në spitalet aty pranë.

Dëshmitarët thanë se ushtarët izraelitë shënjestruan gjithashtu ekipet mjekësore dhe civilët që mbanin të plagosurit.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Shtetet e Bashkuara kanë filluar hetimet në lidhje me incidentin e kamionëve me ndihma. 

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka folur rreth vrasjes së 104 palestinezëve në një sulm ajror izraelit.

Ai thotë se nga pamjet ajrore është e qartë që situata është “e dhimbshme” dhe “kjo ju tregon se duhet të bëjmë më shumë për të siguruar asistencën humanitare”.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Miller thotë gjithashtu se “shumë palestinezë vdiqën sot”, raporton skynews.

Zyrtari amerikan vazhdon duke thënë se Uashingtoni “po kërkon informacione” mbi incidentin.

“Sa herë që keni ushtri që operon në zonë, ekziston rreziku i keqkuptimit dhe rreziku i llogaritjes së gabuar – ky është një rrezik i vazhdueshëm”, tha ai dhe shtoi se “se rreziku është rritur për shkak të dëshpërimit të njerëzve”.

Miller thotë se SHBA-ja “po përpiqet shumë” për arritjen e një armëpushimi të përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit.

Rruga Press

YouTube player