Bota

Masa të rrepta të sigurisë pranë zonës ku do të varroset Navalny

Forcat ruse të sigurisë janë duke u mbledhur afër varrezës Borisovskoye në Moskë, ku do të mbahet ceremonia mortore për kritikun e Kremlinit, Aleksei Navalny, para se të varroset trupi i tij.

Në platformën për mesazhe Telegram, po raportohet se në atë zona ka forca të mëdha të sigurisë.

Ceremonia do të mbahet në qarkun Marjino, ku ka jetuar Navalny për një kohë, sipas ish-zëdhënëses së tij, Kira Yarmysh.

Në rrugën drejt kishës janë vendosur shumë gardhe metalike.

Ka raportime që të paktën 40 makina të policisë janë parkuar afër kishës në mëngjesin e 1 marsit.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Yarmysh ka thënë se për ata që nuk mund të marrin pjesë, ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube.

Ende nuk është e qartë sa njerëz do të marrin pjesë.

Qindra rusë janë arrestuar vetëm pse kanë dërguar lule nëpër qytet për të përkujtuar Navalnyn.

Ivan Pavlov, avokat i njohur rus për të drejta të njeriut, i cili është larguar prej shtetit, ka thënë se autoritetet ruse do ta konsiderojnë funeralin si “organizim masiv i padëshirueshëm” dhe do të tentojnë të kufizojnë sa më shumë numrin e pjesëmarrësve, shkruan euronews.al

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

“Jam i sigurt që do të ketë kordone të policore dhe vëzhgim me video prej të gjitha anëve”, ka thënë ai.

“Si masë parandaluese, ata do t’i marrin në pyetje aktivistët nëpër stacione policore, apo do t’i vizitojnë nëpër shtëpi për t’iu dhënë paralajmërime. E kemi parë tashmë këtë”.

Në ceremonitë ortodokse, njerëzit zakonisht parakalojnë para trupit të të vdekurit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, dhe më pas ceremonia udhëhiqet prej një prifti dhe më pas një kori.

Rruga Press

YouTube player