Lajme

Emocionuese: 21-vjeçari nga Peja udhëton me biçikletë nga Gjermania në Kosovë, pas 28 ditësh takohet me gjyshen

Ahmet Shala ndërmori aventurën më të çmendur të jetës së tij duke udhëtuar nga Gjermania drejt Kosovës vetëm për një qëllim, për të takuar personin më të shtrenjtë, gjyshen e tij.

21-vjeçarit nga Peja ka bërë 2 mijë kilometra për 28 ditë për të përqafuar gjyshen Rabe.

Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, 21-vjeçari tregoi se e bëri këtë gjest të veçantë dhe për nder të xhaxhait të tij, që është një dëshmor lufte. Megjithatë, 21-vjeçari tha se është përballur me një sërë sfidash.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona
YouTube player

“Rruga ishte ndryshe siç e kisha imagjinuar, kam patur shumë sfida, më shumë për ujë. kisha mungesë uji, ushqim. nuk gjeja as restorant, hotel apo furrë buke. Kam përdorur një aplikacion vetëm për rrugët e biçikletës.”, tregoi i riu nga Peja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *