BotaKryesore

Dronët izraelitë vránë mbi 100 palestinezë që po prisnin ndihmat humanitare, Borrell: I tmerruar nga masakra

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell foli për një “masakër të re” pas raportimeve nga Hamasi se më shumë se 100 personave u vranë gjatë shpërndarjes së ndihmave në Gaza që u shndërrua në një masakër.

“Jam i tmerruar nga raportet e masakrave të mëtejshme mes civilëve të Gazës, të cilët ishin të dëshpëruar për ndihmë humanitare”, tha Borrell në rrjetin social X. “Këto vdekje janë krejtësisht të papranueshme”.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres dënoi masakrën në një vend të ndihmës ushqimore në Gaza.

Sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë në Gaza, forcat izraelite hapën zjarr ndërsa shumë njerëz po prisnin ushqim. OKB-ja nuk ishte e pranishme gjatë incidentit, por bëri thirrje për një hetim, tha Dujarric. Guterres tha të enjten më vonë se vdekjet do të kërkonin një hetim efektiv dhe të pavarur.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Rruga Press

YouTube player