Bota

Pamje nga droni që tregojnë sesi në shumë raste, ushtarët rusë janë dorëzuar në fushëbetejë në Ukrainë

Ukrainë, janë dorëzuar duke ndjekur instruksionet e dronëve të ukrainasve që i udhëzonin se si të veprojnë.

Shumica prej tyre janë dërguar në front pa pajisje adekuate, ushqim e ujë të pijshëm, e duke marrë parasysh të gjithë këta faktorë, shumë prej tyre janë dorëzuar tek ukrainasit.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq një ushtar ukrainas duke iu lutur operatorit ukrainas të dronit, duke i kërkuar të mos e vret në fushëbetejë në afërsi të Bakhmutit.

Lexo më shumë  Millanoviq: Nëse serbëve u pengon rezoluta për Srebrenicën, nesër do t’u pengojë një ditë me re

Duke menduar se po i hedhë granatë nga lartë, ndodhi e kundërta – ai mori instruksionet sesi duhet të dorëzohet.

Një sekuencë tjetër shfaq një rast të ngjashëm në afërsi të Avdiivka, ku një ushtar i humbur luste operatorin e dronit që mos ta vret derisa kishte humbur rrugën në kërkim të njësisë së tij.

E një prej burrave të Ramzan Kadyrovit “ushtrisë së TikTokut”, shihet sesi tenton të fshihet nga droni në afërsi të Avdiivkas, pasi mëson se fluturakja po qëndronte mbi kokën e tij.

Lexo më shumë  Scholz bën thirrje për thellim të bashkëpunimit ushtarak në Evropë

Rruga Press

YouTube player