Bota

Në Sardenia temperaturat e larta dhe zjarri po shkatërrojnë gjithçka, e në veri të Italisë breshëri sa topi i tenisit dëmtoi qindra vetura

Qindra vetura janë dëmtuar kryesisht në autostradat e Italisë, pas një stuhie që goditi këtë vend.

Siç mund të shihet në videot e publikuara më poshtë, ishte breshëri që binte me madhësi të topit të tenisit që thyen vetura.

Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkulur shumë drunj, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në video gjithashtu mund të shihen shoferët që janë detyruar të ndalin veturat e tyre në mes të autostradës A1, jo larg qytetit të Parmës në veri të Italisë.

Lexo më shumë  SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Moti i ligë ka bërë që një dyqani t’i thyhen xhamat dhe pronari i saj, një 78-vjeçar ka pësuar lëndime dhe ka përfunduar në spital.

Dëmet materiale raportohet se kapin vlerën e miliona eurove, e në Sardenia zjarret u kanë shkaktuar probleme të mëdha autoriteteve, pasi që mbi 20.000 hektarë janë shkatërruar plotësisht dhe mbi 900 banorët janë evakuuar. 

YouTube player

Rruga Press

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *