Lajme

Maqedonci: Bazat ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën shqetësim për gjithë faktorin ndërkombëtar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bundestagut gjerman, me ç’rast i informoi mbi situatën e sigurisë në vend dhe kërcënimin që paraqesin bazat ushtarake të Serbisë, të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, në këtë takim Maqedonci ka thënë se bazat ushtarake të Serbisë, të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën, duhet të ishte shqetësim për gjithë faktorin ndërkombëtar.

Po ashtu, ministri Maqedonci i informoi anëtarët e këtij Komiteti për kapacitetet aktuale që FSK ka për të garantuar mbrojtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës dhe jetës së qytetarëve tanë.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Ai ritheksoi se synimi ynë si shtet është anëtarësimi në NATO, sipas standardeve të së cilës aleancë po vazhdohet me implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, ndërtimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ushtrisë tonë.

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në KFOR, si dhe angazhimin e këtij Komiteti në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në shtator të vitit të kaluar i ka bërë thirrje Serbisë t’i mbyllë dhe demilitariziojë të gjitha bazat e reja dhe të vjetra të ushtrisë serbë në afërsi të kufirit me Kosovën.

Sipas Qeverisë së Kosovës, vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit kërcënon integritetin territorial të vendit tonë dhe gjithashtu prezencën ushtarake ndërkombëtare në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player