Ministri Maqedonci: Kosova përkrah Britanisë vazhdon trajnimin e rekrutëve ukrainas
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë·se Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin Interflex, përmes instruktorëve të FSK-së, përkrah Mbretërisë së Bashkuar vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas.
Maqedonci, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34,000 rekrutë.
“Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin Interflex, përmes instruktorëve të FSK-së vazhdon të ofroj kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas. Deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34,000 rekrutë”, ka shkruar Maqedonci.
Rruga Press