Bota

“Nuk e njeh dhe nuk ka luftuar me të”, Zelensky intervistë për CNN: Nuk e kuptoj si Trumpi mund të jetë në anën e Putinit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë kundër amerikanëve nëse zgjedh të mbështesë Rusinë në lidhje me Ukrainën.

Në një intervistë për CNN, Zelensky ka thënë se nuk mund ta kuptojë se si Trump mund të jetë në anën e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Është e pabesueshme”, ka shtuar ai.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Trumpi, i cili është në prag të bëhet kandidati presidencial republikan, në të kaluarën ka refuzuar të tregojë nëse dëshiron që Rusia apo Ukraina ta fitojnë luftën.

Zelensky tha se ai besonte se Trumpi nuk i kupton qëllimet e Putinit.

“Unë mendoj se Donald Trumpi nuk e njeh Putinin. E di që e ka takuar, por kurrë nuk ka luftuar me Putinin. Ushtria amerikane nuk ka luftuar kurrë me ushtrinë ruse. Nuk mendoj se ai e kupton se Putini nuk do të ndalet kurrë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Zelensky më tej ka thënë se ka biseduar me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson për paketën e ndihmës dhe është ndjerë optimist pas asaj bisede.

“Tha se do të bëjë gjithçka për ta mbështetur Ukrainën. Ai është në anën tonë dhe e kupton se sa heroikë janë njerëzit tanë, ushtarët dhe civilët tanë”, është shprehur ai

Rruga Press

YouTube player