Lajme

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë

Dy vjet pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, në Tiranë do të mbahet Samiti për Ukrainën, ku pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore të përfaqësuar në nivel kryeministrash.

Lexo më shumë  Konjufca: Pa VETËVENDOSJE!-n në pushtet, veriu do të përfundonte në negociata

E Kosovën do ta do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar për Media.

Rruga Press

YouTube player