Kamberi ia prezanton Vuçiqit kërkesat e shqiptarëve sipas Planit 7 pikësh
Deputeti i i vetëm shqiptarë në Kuvendi ne Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të konsultave për formimin e qeverisë. Pas takimit, Kamberi ka thënë se shqiptarët janë për integrim, përmes planit shtatëpikësh dhe zhvillimit ekonomik.
Deputeti Shaip Kamberi ka thënë se nuk është opsion që lista “Vazhdon lufta politike e shqiptarëve”, të cilës ai ishte kryesues në zgjedhjet e dhjetorit, të jetë pjesë e Qeverisë së re të Serbisë.
“Bashkë me Nevzadin, kryetarin e Këshillit kombëtar shqiptar dhe Rahimin, personin e autorizuar të Listës zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, në kuadër të konsultimeve për themelimin e qeverisë, takuam presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq:, ka thënë Kamberi
Ai ka deklaruar se Vuçiqit ia kanë prezantuar kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të bazuara në Planin 7 pikësh, ripërsëritëm qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozitë në nivel qendror, por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi jonë i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal.
“Qasja e shtetit ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë. Rasti i mjekëve të diskriminuar të Preshevës kërkon zgjidhje urgjente, njejtë sikur integrimi i shqiptarëve të kualifikuar në polici”, ka thënë ai.
Kamberi ka deklaruar se me presidentin Vuçiq kanë diskutuar edhe për nevojën e privatizimit të Banjës së Bujanocit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndaljen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.
“Shkollat në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës në to do duhej të jenë agjendë e qeverisë së re ndërsa riemërimi i shkollës në Bilaç në Ismail Kadare do duhej të siguronte qasje konstruktive të ministrisë. Diplomat kërkojnë zgjidhje urgjente. Nga to varet edhe avancimi i pozitës së shqiptarëve të Luginës dhe sigurimi i një perspektive më të mirë për të gjithë. Institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin dyert për integrimin e shqiptarëve. Mbyllja e tyre nënkupton përjashtim të popullsisë shumicë në Luginë të Preshevës. Beteja jonë në realizim e kërkesave tona vazhdon!”, ka thënë Kamberi.
Rruga Press