KryesoreLajme

SHBA-ja sanksionon dy individë dhe katër kompani serbe për shkak të Rusisë

Në dyvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës dhe në përgjigje të vdekjes së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, Shtetet e Bashkuara të premten kanë sanksionuar më shumë se 500 individë dhe kompani në Rusi dhe pjesë të tjera të botës, duke përfshirë Serbinë, raporton Zëri i Amerikës.

Dy individë dhe katër kompani serbe ishin pjesë e sanksioneve për lidhjet e tyre me Rusinë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Dragan Dragash (i lindur më 1982) thuhet se përfaqëson rrezik dytësor për sanksione sepse “ka punuar ose po punon në sektorin e ekonomisë të Federatës Ruse me qëllim të mbështetjes së ushtrisë ruse”.

E njëjta arsye u dha edhe për Marko Svorcanin (i lindur më 1967).

Në njoftimin e Sekretariatit për Financa, thuhet se në shënjestër të sanksioneve, përveç kompanive ruse, janë edhe kompani nga vende të treta, përfshirë Kinën, Serbinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Lihtenshtajnin.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Qëllim i sanksioneve është të mohojnë burimet që i duhen Rusisë për luftën kundër Ukrainës, duke përfshirë parandalimin e shmangies së sanksioneve. Për këtë dyshohen edhe katër kompani serbe “Kominvex DOO Belgrade”, “Goodforwarding DOO Belgrade”, “Research and Development Company TR Industries” dhe “Soha Info DOO Novi Banovci”.

YouTube player