KryesoreLajme

Maqedonci takon delegacionin e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së: Zhvilluam konsultime bilaterale

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të premten në takim delegacionin nga Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët ka thënë se kanë zhvilluar konsultime bilaterale të mbrojtjes.

Sipas njoftimit, në takim kanë marrë pjesë edhe gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe zyrtarë e oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Maqedonci ka njfotuar se në takim u dakorduan për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale.

Lexo më shumë  Ish-ministri kroat i Mbrojtjes: Vuçiqi do të sulmonte Kosovën nëse Ukraina do ishte mundur brenda një muaji nga Rusia

“Së bashku me Gjenerallejtënant Jasharin si dhe zyrtarë dhe oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së pritëm delegacionin nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-ve me të cilët zhvilluam konsultimet bilaterale të mbrojtjes”, ka shkruar ministri.

“Së bashku u dakorduam për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale, multi-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n dhe të gatshme për të zhvilluar misionin e mbrojtjes së territorit”, ka shtuar ai.

Lexo më shumë  Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për ligjin për portet turistike: Shqipëria duhet të shmangë çdo hap që mund të jetë në kundërshtim me angazhimet për mbylljen e Kapitullit 27 me BE-në
YouTube player