Bota

Mafia japoneze gati të shesë materiale bërthamore, autoritetet amerikane në alarm

Hetuesit amerikanë kanë vënë nën akuzë një figurë të lartë të mafies japoneze, i cili dyshohet se ka tentuar të trafikojë material, i cili përdoret për armë të shkatërrimit në masë.

Sipas autoriteteve, Takeshi Ebisawa së bashku me bashkëpunëtorin e tij tajlandez, po ashtu me precedentë penalë për armë dhe drogë, dyshohet se kanë tentuar të dërgojnë plutonium në Irani, që ky i fundit të ndërtonte një bombë bërthamore.

Nëse akuzat e ngritura vërtetohen, drejtuesi i lartë i Jakuzës, i cili aktualisht ndodhet në një burg në Brooklyn rrezikon të dënohet përjetë.

Lexo më shumë  Qeveria serbe emëroi të enjten politikanin francez i cili ka shtetësi të Serbisë, Arnaud Gouillon si kreun e Zyrës së Serbisë për Diplomacinë Publike dhe Kulturore

Departamenti Amerikan i Drejtësisë bën me dije se  Ebisawa dhe bashkëpunëtorët e tij i treguan mostra të materialeve bërthamore në Tajlandë një agjenti të fshehtë nga Agjencia Amerikane të AntiDrogës (DEA). Agjenti u prezantua si një trafikant droge dhe armësh me lidhje me një gjeneral iranian.

Mostrat bërthamore, të cilat erdhën nga Mianmar, u kapën nga autoritetet tajlandeze dhe u transferuan te hetuesit amerikanë. Një laborator amerikan konfirmoi se materiali përmbante uranium dhe plutonium i cili mund të përdoret për armët e fuqishme bërthamore.

Lexo më shumë  Italia premton 35 milionë euro ndihmë për palestinezët

Ebisawa përballet me akuza duke përfshirë konspiracion për të kryer trafikim ndërkombëtar të materialeve bërthamore, konspiracion për importimin e narkotikëve, komplot për të blerë, transferuar dhe zotëruar raketa kundërajrore dhe pastrim parash. Bashkëpunëtori i tij, shtetasi tajlandez Somphop Singhasiri, 61-vjeçar, po përballet me akuza për drogë dhe armë.

YouTube player