Filmi “Vera andrron detin” premierë botërore në Festivalin e Filmit të Venedikut
Filmi i metrazhit të gjatë “Vera Andrron Detin” me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi do të ketë premierën në një ndër festivalet më të vjetra në botë ‘Venice Film Festival’.
Filmi është në konkurencë zyrtare në programin Orizzonti ku presidente e jurisë është regjisorja Boshnjake Jasmila Zbaniç.Filmi konkuron në gjashtë kategori: Filmin më të mire, Regjinë më të mirë, Çmimin special të jurisë, aktorin dhe aktoren më të mirë, dhe për skenarin më të mirë.
Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Producent: Shkumbin Istrefi.Filmi është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Projekti është prezantuar dhe zhvilluar në Midpoint, Sarajevo FF work in progress, Prifest, Seatle IFF work in progress, First cut lab dhe gjithashtu është mbështetë nga Komuna e Prishtinës, MKRS, dhe Kuvendi i Kosovës.

