Bota

Zelensky thërret liderët e Polonisë në kufi për ta zgjidhur çështjen e grurit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar presidentin polak, Andrzej Duda dhe kryeministrin Donald Tusk, që të takohen me të në kufirin Poloni-Ukrainë, për të diskutuar për zgjidhjen e problemit me grurin, që ka ndikuar në krijimin e bllokadave nga fermerët.

“Dëshiroj t’i drejtohem shoqërisë polake dhe të shpreh mirënjohjen e Ukrainës për këdo që bën dallimin midis manipulimit politik dhe çështjeve kritike të sigurisë kombëtare,” ka shkruar Zelensky në X, raporton CNN.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ai i ka bërë thirrje edhe Komisionit Evropian që ta dërgojë një përfaqësues për ta ndjekur takimin.

“Na mjafton prania e Moskës në tokat tona. Na mjaftuan keqkuptimet. Ne nuk duhet të poshtërojmë njëri-tjetrin, nuk duhet të poshtërojmë as fermerët ukrainas apo polakë. Ne kemi nevojë për unitet”, është shprehur presidenti ukrainas.

Fermerët në Poloni kanë bllokuar rrugët në kufirin me Ukrainën. Ata janë zotuar se do të vazhdojnë me protestat, të cilat nisën më 9 shkurt, për 30 ditë. Veprime të ngjashme kanë ndodhur edhe në shtetet e tjera, përfshirë Francën, Italinë, Spanjën, Rumaninë, Greqinë, Gjermaninë dhe Holandën.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Sipas fermerëve, importet e lira të grurit ukrainas kanë ulur çmimet e brendshme dhe kanë goditur shitjet e prodhuesve vendas. Ata thonë se fermerët evropianë nuk mund të konkurrojnë me çmimin e grurit ukrainas, dhe kanë kërkuar kompensim nga Komisioni Evropian.

Rruga Press

YouTube player