KryesoreLajme

Ministri Maqedonci pritet nga homologu finlandez, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të homologut të tij finlandez, Antti Häkkänen, kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar për zhvillimet e fundit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Maqedonci e ka njoftuar ministrin Häkkänen rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe e ka informuar rreth zhvillimit të kapaciteteve të mbrojtjes dhe nevojës për mbështetje nga partnerët gjatë kësaj periudhe.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Ministri Häkkänen theksoi se Finlanda do të vazhdoj të mbështesë fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për nevojën e vazhdimit të mbështetjes së luftës së drejtë të popullit të Ukrainës si dhe mundësitë për bashkëpunimin në mes të vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Në Ministrinë e Mbrojtjes së Finlandës ministri Maqedonci zhvilloi takime edhe me Drejtuesit e Drejtorisë së Politikave të Mbrojtjes dhe Burimeve Materiale. Gjatë vizitës në Finlandë vizitoi edhe Qendrën e Eksellencës së NATO-s dhe BE për kërcënimet hibride (Hybrid CeO). Me drejtoreshën e kësaj qendre diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim përballimin me kërcënimet hibride”, thuhet tutje në njoftim.

Rruga Press

YouTube player