Lajme

Zyba: Qëndrimet e Rusisë dhe Serbisë në raport me Kosovën, armiqësore e agresive

Nënkryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, deputeti i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Sali Zyba, ka thënë se qëndrimet e Rusisë dhe Serbisë në raport me Kosovën mbeten armiqësore dhe agresive.

Zyba ka folur pas mbledhjes së Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, ku raportoi me dyer të mbyllura drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Lexo më shumë  Shtrenjtohet sërish nafta në Shqipëri, çmimi i pakicës arrin rreth 200 lekë për litër

Sipas Zybës ai ka raportuar edhe në lidhje me raportimet për kërcënime me jetë ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Dihet qëndrimi i Rusisë e Serbisë në raport me shtetin tonë, e qytetarët e Kosovës. Mbeten vende armiqësore dhe agresive, në secilin prej rasteve të mundshme. Është mendim, qëndrim personal, por edhe i secilit qytetar”, ka deklaruar Zyba në prononcim për gazetarët pas mbledhjes. “Rreziku prej Serbisë është çdoherë permanent. Vetëm se duhet të jemi në nivelin e përgjegjësisë shtetërore”.

Lexo më shumë  Klodian Allajbeu do të “amnestohet” me shtetësi të Kosovës nga Vjosa Osmani?

Rruga Press

YouTube player