KryesoreLajme

Problemi i qenve endacakë, kryeministri Kurti propozon ndërtimin e katër strehimoreve në katër komuna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përmendur si zgjidhje ndërtimin e strehimoreve për qentë endacakë, në katër komuna të ndryshme.

Në lidhje me këtë problem, Kurti tha se qeveria ka formuar grupin koordinues të udhëhequr nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku sipas tij, strategjia e këtij grupi parasheh ndërtimin e katër strehimorëve për qen.

Lexo më shumë  Kryeministri i Luksemburgut: Duhet t’i japim Ukrainës mjetet për të përballuar luftën

“Është çështja e qenve të braktisur dhe endacakë. Ky është një shqetësim që e ndan një komunë, për të cilin qeveria e ka krijuar grupin koordinues, të udhëhequr nga MAPL-ja. Strategjia e dalur nga ai grup parasheh disa hapa ndërinstitucionalë, ndër to ndërtimin e strehimoreve dhe zhvillimin e shërbimeve lokale të menaxhimit të qenve”, ka deklaruar shefi i Qeverisë në takim me kryetarët e komunave të Kosovës.

Ai tha se grupi punues për trajtimin e çështjes së qenve endacakë propozon ndërtimin e strehimoreve në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit e Kamenicës.

Lexo më shumë  Si mundet që telefoni i Faruk Mujkës nga policia kalon ne duart e Lirim Mehmetajt?

“Për momentin, grupi punues propozon ndërtimin e katër strehimoreve në katër komuna. Në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan/Kamenicë, të ndërtuara këto bazuar në udhëzimin administrativ aktual. Me këtë rast, iu bëj thirrje që të bashkëpunoni sa më shumë me këtë grup punues në arritjen e objektivave”.

Rruga Press

YouTube player