Ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë shkojnë në Qeveri, takim me Kurtin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ai i Francës, Olivier Guerot, si dhe ambasadori italian, Antonello De Riu, janë parë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Pas vendimit të BQK-së për të ndaluar përdorimin e dinarit, presioni nga ndërkombëtarët është shtuar.
Po ashtu vlen të theksohet se ambasadorët kanë mbajtur një takim me Kurtin edhe javë më parë.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Bashkimi Evropian tashmë kanë dalë me qëndrimet e tyre mbi këtë çështje.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se ky është vendim i BQK-së dhe se politika nuk mund të ndërhyjë në vendimet e institucioneve të pavarura.
Rruga Press