Bota

Rënia e shifrave ditore në Britani, Johnson: Mos të gëzohemi para kohe, duhet ende kujdes

Kryeministri britanik, Boris Johnson, konfirmoi shifrat në rënie në pandeminë koronavirus, megjithatë kërkoi kujdes të shtuar pasi lufta nuk ka përfunduar ende. Gjithashtu ai përshëndeti vullnetin e të rinjëve për t’u vaksinuar ndaj Covid-19.

“Kam vënë re, natyrisht, se jemi në ditën e gjashtë me shifra në rënie. Por është shumë e rëndësishme që të mos gëzohemi para kohe dhe të mos lejojmë të dalim në konkluzione të nxituara për këtë. Hapi i katërt i rihapjes hyri në zbatim vetëm pak ditë më parë. Njerëzit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm dhe të zbatojnë qasjen e qeverisë.

Lexo më shumë  Referendumi në Itali, pjesëmarrje rekord! Sipas projeksionit, italianët i thonë "Jo" Melonit për ndërhyrje në drejtësi

Dua të falenderoj të rinjtë e këtij vendi pasi po bëjnë një punë të mrekullueshme duke u vaksinuar. Shifrat janë të jashtëzakonshme, thuajse 70% e personave të moshës nga 18 deri në 30 vjeç janë imunizuar. Mesazhi im për të gjithë është që vaksinimi ju ndihmon të mbroni veten ,familjen dhe na lejon ne të gjithëve që të ecim përpara.”/a2/

Lexo më shumë  Washington Post: Zyrtari hungarez ia dha sekretet e BE-së Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *