Bota

Serbia mbushet me postera të Lukashenkos pak ditë para zgjedhjeve në Bjellorusi

Qendra e Beogradit është e veshur me postera në mbështetje të Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Siç raporton N1, posterat mbajnë firmën e lëvizjes konservatore “Nashi”.

Posterat u vendosën disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Bjellorusi, të planifikuara për më 25 shkurt.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit ka mbajtur seancën për rastin e gazetarit, regjisorit, aktivistit bjellorus Andrej Gnjot, i cili prej katër muajsh ndodhet në Burgun Qendror të Beogradit.

Bjellorusia po e kërkon për evazion fiskal. Sot, Gnjoti iu drejtua gjykatës për herë të parë dhe tha se nuk pranon të ekstradohet në Bjellorusi, sepse kërcënohet me persekutim dhe tortura, si dhe ka frikë, thotë ai, se mos përfundon si aktivisti rus Alexei Navalny.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Kur nisi pushtimi rus në Ukrainë, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka mbrojtur veprimet ruse në Ukrainë duke pretenduar se nëse Rusia do të ishte vetëm pak vonë me operacionin e saj ushtarak, territori rus do të kishte pësuar një sulm dërrmues në kufijtë e saj.

“Nëse dikush dëshiron të bërtasë se ne shkuam diku që nuk duhet të kishim, filluam diçka që nuk duhet ta kishim, thjesht imagjinoni se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të ishim vonuar të paktën dy javë ose një muaj,” u tha Lukashenko gazetarëve gjatë një konferencë e përbashkët për shtyp me homologun e tij rus Vladimir Putin pas një takimi midis dy liderëve në Rajonin Amur të Lindjes së Largët të Rusisë.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Udhëheqësi bjellorus vazhdoi të fajësonte “Uashingtonin, Brukselin dhe Londrën” për shkaktimin e krizës në Ukrainë dhe tha se sanksionet ekonomike kundër Rusisë ishin “operacione psikologjike” të organizuara nga Mbretëria e Bashkuar. Ai akuzoi gjithashtu SHBA-në për nxitjen e Polonisë dhe vendeve baltike kundër Moskës.

“Historia jonë e fundit nuk ka parë një moment kaq të rrezikshëm në marrëdhëniet tona me Perëndimin si sot. … Disa prej jush thanë se Lufta e Ftohtë ka mbaruar dhe ne do të jetojmë në një epokë të re të civilizuar të bazuar në mirëkuptimin reciprok dhe supremacinë e së drejtës ndërkombëtare. Ne menduam kështu, por Perëndimi nuk e bëri; ata nuk na shkatërruan atëherë, kështu që vendosën të fillojnë tani”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player