KryesoreLajme

Arbër Vokrri:OJQ-të serbe në veri janë zëdhënës të Vuçiqit, të regjimit të Vuçiqit, kur flitet për Kosovën

Pushteti në Kosovës sërish ka akuzuar Organizatat Joqeveritare (OJQ) serbe në veri të vendit, për shtyrje të agjendave të regjimit të Serbisë.

Këtë herë zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se në një takim që një delegacion i Kosovës ka zhvilluar në Parlamentin Evropian ditë më parë, kanë qenë prezent edhe përfaqësues të këtyre OJQ-vë e të cilët sipas tij kanë tentuar që ta shtynë përpara një narrativë të dëmshme për Republikën e Kosovës.

“Gjatë kësaj vizite ndodhi një ballafaqim goxha i ashpër në me përfaqësues të OJQ-ve të regjistruara në Kosovë nga qytetarë serbë, por të cilët ashtu e kuptuam se jetojnë më shumë në Serbi, në Beograd, në mesin e tyre pati edhe zyrtarë shtetërorë të Serbisë, por të cilët prezantoheshin sikur jetonin në Kosovë .. Ata tentuan që ta shtynë përpara një narrativë të dëmshme për Republikën e Kosovës, që nuk përket me realitetin, është pikërisht narrativa e regjimit të Beogradit e cila mundohet ta paraqesë Republikën e Kosovës, e veçanërisht Qeverinë Kurti, si antiserbe, si një sitëm që ushtron presion për shpërnguljen e serbëve dhe që ua mohon të drejtat politike e civile”, ka deklaruar Vokrri të hënën në një intervistë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së.

Ai ka thënë se ata janë detyruar të reagojmë duke thënë se ato që po thuheshin nuk ishin të vërteta.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Narrativa të cilën ata e përfaqësojnë në Bashkimin Evropian, e me siguri edhe më tej, është pikërisht ajo e Vuçiqit, janë sikur zëdhënës të Vuçiqit, të regjimit të Vuçiqit, kur flitet për Kosovën”, është shprehur Vokrri.

Ai ka thënë se përfaqësues të këtyre OJQ-ve ishin personat e njëjtit ndaj të cilëve ka reaguar edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, pasi që ata kishin zhvilluar një takim më emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, javën që shkoj ka kritikuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për qasje jo të drejtë dhe jo neutrale në procesin e normalizimit.

Bislimi ka reaguar pasi Lajçak të martën e javës së kaluar, në një postim shkroi për një takim me përfaqësues të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian (NCEU), por nuk tregoi se ishte NCEU e Serbisë.

Po ashtu Bislimi ka thënë se Lajçak nuk ka përmendur se në kuadër të delegacionit me të cilin ishte takuar ishin kryesisht përfaqësues të OJQ-ve nga Kosova, “të cilët në mënyrë aktive dhe të hapur avokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës”.

Pas kritikave të Bislimit për këto OJQ, ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Kosovë zhvilluan një takim me ta duke thënë se ata “përfaqësues të serbëve të Kosovës janë partnerë të besueshëm”.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Sipas Vokrrit kritikat e zyrtarëve të BE-së për deklaratat e qeveritarëve janë kritika të pabazuara dhe se kanë marrë hov me rastin e zbatimit të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës që e ndalon përdorimin e dinarit.

Bislimit i kishte reaguar edhe NCEU-ja, duke thënë se etiketimet e tij ndaj organizatave të shoqërisë civile janë kundër frymës së dialogut dhe vlerave evropiane.

Vokrri ndërkohë ka folur edhe për disponimin e europarlamentarëve sa u përket zhvillimeve në Kosovë.

“Ende mendoj se dominon një mendim pozitiv për Kosovën, ndonëse është duke fituar terren shumë propaganda e regjimit të Beogradit … Nëse nuk ndërmerret diçka nga ana jonë, atëherë terreni gradualisht mund të kalojë nga ana tjetër, pra kundërshtarja jonë … Serbia ka pësuar goditje të njëpasnjëshme nga Parlamenti Evropian dhe natyrisht tani është mobilizuar që Parlamenti ta ndryshojë përceptimin që ka lidhur me të”, është shprehur Vokrri.

Ai ka thënë se ndër rekomandimet që kanë marrë nga europarlamentarët kanë qenë që të koordinohen me ndërkombëtarët dhe të zgjedhin mënyra të tjera për t’u ballafaquar me Serbinë “dhe t’i bindin diplomatët që e drejta është në anën tonë dhe që nuk jemi duke bërë diçka të gabuar e që i cenon komunitetet joshumicë”.

Vokrri ka thënë se këto rekomandime do t’i marrin parasysh dhe do t’i zbatojnë.

Ai ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është në nivel.

Rruga Press

YouTube player