Osmani pranon telegrame urimi nga liderë botëror në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, krahas letrave të shteteve të QUNIT-it, Shqipërisë dhe Turqisë, tanimë të publikuara, Presidentja e Republikës së Kosovës ka pranuar letra urimi edhe nga liderë të ndryshëm botëror.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ana e zyrës së presidentes Osmani.
Sipas komunikatës Osmani mori urime nga presidenti i Austrisë, mbreti i Belgjikës, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Estonisë dhe të tjerë.
Rruga Press