KryesoreLajme

Osmani: Pas Banjskës fshihet Vuçiqi! Ma konfirmoi edhe aleati ynë më i rëndësishëm

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë deklarata të forta lidhur me ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si përgjegjësin kryesor për sulmin që vrau rreshterin Afrim Bunjaku.

Në një intervistë për median arab “Al Aan” më 8 shkurt, Osmani bëri të ditur se aleatët e tyre kanë konfirmuar se Vuçiqi është pas organizimit të sulmit.

Një gjë të tillë, tha Osmani, e kanë konfirmuar edhe “mysafirë e liderë” të ndryshëm në zyrën e saj.

“Këto dëshmi janë konfirmuar nga aleati ynë më i rëndësishëm, dhe janë ndarë me shtetet anëtare të NATO-s. Gjithçka çon te Vuçiqi. S’po flasim te humbja e tij e kontrollit ndaj disa bandave. Po flasim për të se ka organizuar e urdhëruar sulmet nëpërmjet bandave. E tash po mundohet t’i ikë përgjegjësisë, duke dhënë disa emra. Të gjithë e dinë, kam pritur në zyre shumë mysafirë e liderë e ma kanë konfirmuar këtë”, tha Osmani.

Madje, Osmani ka deklaruar se të njëjtët i kanë thënë presidentit Vuçiq “direkt” se “ai qëndron pas sulmit”.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Ka raste edhe kur i kanë thënë Vuçiqit direkt, se kanë shumë dëshmi se ai ishte pas sulmit. Është konfirmuar kjo dëshmi nga aleatë të ndryshëm”, deklaroi ajo.

Sulmi në Banjskë

Më 24 shtator të vitit 2023, në orët e para të mëngjesit ndodhi një sulm i armatosur në Banjskë të Zveçanit. Dhjetëra sulmues – të udhëhequr nga Milan Radoiçiqi – ishin futur disa kilometra në brendësi të Kosovës.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy policë të tjerë. Me vendim të presidentes Vjosa Osmani, rreshteri Bunjaku u shpall hero i Kosovës, ndërsa Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti i ndau 50 mijë euro për familjen e heroit më të ri të vendit.

Nga ana tjetër, Milan Radoiçiqi, ish-nënkryetar i Listës Serbe, pranoi se e kishte organizuar dhe e kishte udhëhequr sulmin në Banjskë. Pas sulmit në Banjskë, shteti i Kosovës ia konfiskoi Radoiçiqit vilën në veri dhe disa pasuri të tjera të luajtshme.

YouTube player