KryesoreLajme

(Video) Kasami: Po vjen presidenti i parë shqiptar në Maqedoni!

Bilall Kasami, kryetari i Lëvizjes BESA, tha se ndodhemi në një moment të rëndësishëm historik. “Moment ky që do të bëhet ndryshimi i shumë pritur. Këtë ditë më madhështore e bëri Taravari duke iu bashkuar koalicionit VLEN, i cili e ka vetëm një qëllim: NDRYSHIMIN.”

“Prandaj bashkimi i ASh-së me LEN ia VLEN dhe se të gjithë po vulosim një të ardhme plotë shpresë, e ardhme me rrugë të vetme Bashkimin Europian.”, tha ai.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Lidhja që po ndodh sot është LIDHJA më e madhe e shqiptarëve në Ballkan. Kjo lidhje bën bashkë shqiptarët e Maqedonisë me ata të Kosovës, shqiptarët që si pjesë e NATO-s kontribojnë në paqeruajtjen në Ballkan”, theksoi Kasami.

Ai tha se Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët do të jetë kandidati i tyre për president dhe presidenti i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Z. Taravari e shpalli kandidaturën e tij për president në Maqedoninë e Veriut, si kandidat i koalicionit opozitar shqiptar VLEN, ku marrin pjesë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet Bekim Qoku, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike.

Rruga Press

YouTube player