Bota

Macroni trondit Netanyahun: Njohja e Palestinës nuk është më tabu për Francën, ia kemi borxh palestinezëve

Njohja e një shteti palestinez nuk është më çështje tabu për Francën, tha presidenti Emmanuel Macron, duke sugjeruar se Parisi mund të marrë një vendim nëse përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete ngecin shkaku i Izraelit.

“Partnerët tanë në rajon, veçanërisht Jordania, po punojnë për këtë, ne po punojmë me ta. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në të, në Evropë dhe në Këshillin e Sigurimit. Njohja e një shteti palestinez nuk është një çështje tabu për Francën”, tha Macron dhe shtoi se “ne ia kemi borxh palestinezëve, aspiratat e të cilëve janë shkelur për një kohë të gjatë”.

Lexo më shumë  Koreja e Veriut kryen provë të raketës balistike ndërkontinentale

Njohja e njëanshme franceze nuk do të ndryshonte situatën në terren pa negociata të vërteta, por do të kishte peshë simbolike dhe diplomatike, raporton timesofisrael.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka pohuar haptas se është kundër themelimit të shtetit palestinez.

Ligjvënësit francezë votuan në vitin 2014 për njohjen e Palestinën, një veprim simbolik që kishte pak ndikim në qëndrimin diplomatik të Francës.

Lexo më shumë  Gratë dominojnë votimet e hershme në SHBA – çka do të thotë kjo për Trumpin

Komentet e Macronit ishin hera e parë që një lider francez kishte bërë një sugjerim të tillë dhe sinjalizonte se liderëve perëndimorë po u humb durimi me shtetin izraelit ndërsa numri i viktimave në Gaza po rritet shkaku i hakmarrjes izraelite pas një sulmi të 7 tetorit nga grupi militant islamik palestinez Hamas që vrau 1200 njerëz dhe mori peng 253 persona.

YouTube player