Bota

SHBA po heton sulmet e Izraelit që kanë shkaktuar vrasjen e civilëve

Departamenti i Shtetit të SHBA-së po heton sulmet ajrore të Izraelit që kanë shkaktuar vdekjet e dhjetëra civilëve në Rripin e Gazës dhe pretendimet se ai ka përdorur fosfor të bardhë në Liban.

Sipas lajmit të “Wall Street Journal” të cilin e bazon në zyrtarët amerikanë, hetimi synon të përcaktojë nëse armët që SHBA-ja i ka dhënë Izraelit janë përdorur apo jo në mënyrë të papërshtatshme për të vrarë civilët.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Zyrtarët po hetojnë sulmin ajror të kryer ndaj kampit të refugjatëve Jabalia më 31 tetor dhe i cili shkaktoi vdekjen e mbi 125 personave”, thuhet në lajmin në të cilin bëhet e ditur se inspektorët dyshojnë se Izraeli ka përdorur në sulm bombën rreth 907 kilogramëshe e cila mund të jetë furnizuar nga SHBA-ja.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me raportin, konfirmoi se Departamenti ka shqyrtuar raportet lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ngjarjet ku janë dëmtuar civilët përmes procesit CHIRG (Udhëzime për Reagim ndaj Incidenteve të Dëmtimeve të Civilëve).

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Miller nuk dha informacion rreth ngjarjeve që mund të jenë nën hetim.

Rruga Press

YouTube player