KryesoreLajme

ATK grumbullon afro 90 % më shumë të hyra tatimore në janar 2024 krahasuar me muajin janar 2019

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) njofton se bazuar në krahasimin e të hyrave tatimore dhe numrit të tatimpaguesve për periudhën janar 2019 dhe periudhën janar 2024, i bie që Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të grumbullojë mbi 52.3 milionë euro më shumë në janarin e vitit 2024, krahasuar me atë të vitit 2019.

Rritje e theksuar vërehet edhe te numri i tatimpaguesve, ku sipas MFPT nga 37,459 tatimpagues sa ishin në janar të vitit 2019, numri i tatimpaguesve në janar të vitit 2024 është rritur për 10,658, apo 28%, pra duke arritur numrin prej 48,117 tatimpagues.

Lexo më shumë  KQZ: Mbi 1,000 fletëvotime të cilat fillimisht ishin shpallur të pavlefshme nga votat me postë, janë rivlerësuar dhe tani konsiderohen të vlefshme

“Kjo tregon se ka më shumë biznese aktive që po paguajnë tatim, pra zgjerim i bazës tatimore. 

Rritja e theksuar në këta dy indikatorë është rezultat i rritjes se aktivitetit ekonomik, por edhe si rezultat i zbatimit të ligjit dhe rritjes së efikasitetit të Administratës Tatimore të Kosovës në mbledhjen e tatimeve”, thuhet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Lexo më shumë  Lamtumirë Lal, ky ishte fundi
YouTube player