Bota

Rusia synon të largohet nga OSBE-ja: Ka ardhur koha t’i themi lamtumirë

Parlamenti rus do të votojë më 21 shkurt për pezullimin e pjesëmarrjes së shtetit në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tha kreu i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin.

OSBE-ja, që ka 57 anëtarë përfshirë Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, është pasardhëse e një organizate gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, ku angazhoheshin fuqitë perëndimore dhe sovjetike.

Lexo më shumë  Eurodeputeti Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në Mal të Zi e BeH

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, OSBE-ja gjerësisht është paralizuar nga përdorimi i vetos nga Rusia.

“Është koha t’i themi lamtumirë Asamblesë Parlamentare të OSBE-së”, tha Volodin gjatë një takimi në Dumë, dhomën e ulët të Parlamentit rus, sipas njoftimit në ueb-faqen e Dumës.

“Organizata ka mungesë të pavarësisë, është e politizuar dhe kërcen sipas muzikës së Uashingtonit. Por, më e keqja në këtë situatë është se edhe ne paguajmë para dhe ne jemi një prej lojtarëve më të mëdhenj”.

Lexo më shumë  Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti
YouTube player