Lajme

Elshani për fletushkat e shpërndara në veri: S’është kërcënim serioz

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se pa pasur veprime në praktikë nuk mund të konsiderohen serioze shpërndarjet e fletushkave të reja në emër të një organizate të quajtur si “Mbrojtja Popullore” e në të cilën i bëhet thirrje qytetarëve serbë “s’i t’u kundërvihen Policisë së Kosovës dhe administratës komunale”.

Elshani ka thënë se deri tash kanë ndërmarrë disa veprime hetimore, porse ende nuk kanë të dyshuar.

“Deri tani, nuk kemi ndonjë të dyshuar, kemi ndërmarrë disa veprime hetimore. Disa zhvillime hetimore jemi duke i bërë. Është hapur rasti. Ne mendojmë se ato janë shpërndarë ose në protestë ose pas protestës. Hetimet do të tregojnë qartë se kur. Edhe pse këto duken serioze duke pasur parasysh zhvillimet në veri, vetëm nëse i shohim ato veprime në praktikë atëherë do të merremi me to. Fjalët janë fjalë. Nuk do të thotë që është shumë serioze ky kërcënim”, ka thënë Elshani në “60 Minuta” të KTV-së.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Sipas tij, Policia e Kosovës do të vazhdojë të kryejë punën e vet dhe është në vigjilencë.

“Pa pasur ndikim në praktikë, nuk do të thotë rrezik”, ka shtuar Elshani.

Si jo shumë serioze, Elshani i ka konsideruar edhe grafitet “Kur ushtria kthehet në Kosovë, Brigada e Veriut jeton” që po shkruhen nëpër vende të ndryshme në komunat veriore

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

“Ka njerëz që i shkruajnë, një grup tjetër shkon i largon. Është një popullatë 25-30 mijë njerëz, ka shumë shqiptarë. Nuk është diçka serioze dikush qe shkrun diçka. Ne sipas ligjit e kemi detyrë t’i hetojmë”, ka deklaruar ai.

Elshani ka thënë se gjendja në veri mbetet e qetë, por është delikate.

YouTube player