Lajme

Ministrja Haxhiu takon homologun danez, flasin për ratifikimin e marrëveshjes për hapësirat e burgut në Gjilan

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këtë të marte, ka pritur në takim homologun danez, Peter Hummelgaard, në ministrinë e Drejtësisë.

Siç ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, gjatë diskutimeve, fokus kryesor ishte rëndësia e ratifikimit të Marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e hapësirave të burgut në Gjilan.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Nga muaji korrik, sipas njoftimit, marrëveshja ka mbetur pa u ratifikuar për shkak të bllokimit nga opozita me mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Haxhiu ka njoftuar se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar procedurat për hartimin e specifikave teknike për adoptimin e hapësirave banuese, si dhe për rekrutimin e stafit shtesë.

Marrëveshja pritet të diskutohet dhe votohet në seancën plenare të datës 15 shkurt nga deputetët.

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar

“Ministria e Drejtësisë, mbetet e përkushtuar për ta fuqizuar bashkëpunimin me shtete mike si Mbretëria e Danimarkës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Rruga Press

YouTube player