KryesoreLajme

DASH-i e konfirmon: Kosova mund t’i vazhdojë procedurat për blerjen e raketave “Javelin”

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se ka përfunduar periudha 30-ditore e njoftimit të Kongresit Amerikan rreth kërkesës së Kosovës për të blerë sistemin antitank “Javelin”.

Një zëdhënës i DASH-it, në një përgjigje për Klankosova.tv, tha se tani i takon Kosovës të vendosë lidhur me planet e tyre për blerjen e “Javelin” nga SHBA-ja.

Këtij lajmi iu gëzua edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai tha se janë në pritje të ofertës nga Shtetet e Bashkuara.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

“‘Javelin’, sistem me të cilin do të pajiset FSK-ja, tashmë fakt i kryer”, shkroi Maqedonci në Facebook.

Më 11 janar, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e raketave “Javelin”, që kap vlerën e 75 milionë dollarëve.

Po të njëjtën ditë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Cristopher Hill, e kishte njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth këtij hapi të ndërmarrë nga Kosova, të cilin Vuçiqi, sipas raportimit të mediave, s’e kishte pritur fare mirë.

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

Nëse gjithçka do të shkojë mirë, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i ketë në radhët e arsenalit të vet, 246 raketa antitank “Javelin”, të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

YouTube player