KryesoreLajme

Ministri Maqedonci: Pajisja e FSK-së me Javelin, fakt i kryer


Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se i janë gëzuar lajmit që sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemit anti-tank Javelin. Sipas tij, kjo nënkupton që Kosova në këtë proces mund të vazhdojmë hapat tjerë.

“Proceduralisht jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Maqedonci ka thënë se Javeline, sistemi me të cilin do të pajiset FSK-ja, tashmë fakt i kryer.

Rruga Press

YouTube player