KryesoreOpinion/Aktualitet

Dinari si valutë e dezintegrimit, enklavizimit dhe keqpërdorimit të serbevë të Kosovës nga Serbia!

Nga Donik Sallova

Të japësh sqarime mbi parimësinë ligjore e demokratike të një politike bankare të një shteti sovran është një altruizëm politik që vështirë mund të haset diku tjetër të botë. Edhe po të vendoste Kosova ta hiqte fare euron nga qarkullimi dhe në vend të saj të krijonte një valutë të vetën të re, kjo do të ishte një politikë e brendshme e një shteti sovran që nuk mund të kontestohet nga askush. Serbët kosovarë janë banorë të Kosovës që i nënshtrohen politikave publike si të gjithë banorët e tjerë dhe në këtë kontekst, derisa këto politika janë ligjore e demokratike s’mund të paraqesin asnjë element përkeqësimi raportesh me Serbinë, sic kanë tendencën e zakonshme ta paraqesin ndërkombëtarët. Politika e Serbisë kundrejt Kosovës përmes keqpërdorimit të popullësisë serbe vecanërisht në veri dhe politikat e Kosovës kundrejt serbëvë si pjesë e popullësisë së saj nuk mund të gjykohen si politika ekuivalente.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Politika prolonguese e bashkësisë ndërkombëtare në zbatimin marrëveshjeve të Brukselit, mungesa e presionit të BE-së ndaj Beogradit si dhe mungesa e vulltetit politik të qeverive të mëhershme për forcimin e shtetit ligjor në cdo pjesë të territorit, kanë bërë që Qeverisë Kurti t’i bie barra e përgjegjësisë për të kryer punë të pakryera prej dekadash, vecanërisht kur bëhet fjalë për luftimin e kriminalitetit dhe ilegalitetit të lidhur me Serbinë në Veri. Fakti që kjo qeveri ka vullnet dhe gatishmëri për t’i kryer punët që kanë qenë obligim edhe i qeverive të mëhershme, nuk mund të cilësohet si qasje e gabuar apo pakoordinuar. Politika që është në përputhje me ligjin dhe me të drejtën asnjëherë nuk është politikë e pakoordinuar, vecanërisht me shtetet përëndimore që identifikohen me shtetin ligjor.

Perëndimi nuk duhet që mungesën e koordinimit me Serbinë sa i përket interesave perëndimore në Ballkan të tentojë ta tejkalojë përmes suspendimit të të drejtave sovrane të Kosovës në cilindo aspekt. Përplasjet e Perëndimit me Serbinë sa i përket orientimit politik, ekonomik e ushtarak të Serbisë kah Rusia dhe Kina nuk mund të amortizohen duke i lënë hapsirë veprimi Serbisë në Kosovë. Nëse demokracia është ideologjia e Perëndimit, atëherë Republika e Kosovës është shtet më i mirë edhe për vet serbët. Në këtë kuptim, Kosova do duhej të shërbente si burim i ndikimit të demokratizimit të Serbisë përmes serbëvë kosovare dhe jo të ndodhë e kundërta, që duke lejuar iluzionimin e serbëvë të Kosovës së ekziston “Kosova dhe Metohija”, t’i shërbehet mirëmbajtjes së një Serbie gjithnjë e më autokratike në krye me Vuciqin. Tashmë, dinari do të ndalohet si mjet pagesë në Kosovë, por ai do duhej të ishte ndaluar prej kohësh si valutë e Serbisë që paguante dezintegrimin, enklavizimin dhe keqpërdorimin e serbëve në Kosovë.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Rruga Press

YouTube player