Bota

Tifozët serbë me flamuj rusë në stadium, Mujanoviq: Pasqyrë e një realiteti që BE dhe SHBA zgjedhin të mos e shohin

Serbia vazhdon të mbetet aleat i ngushtë i Rusisë dhe politikave të saj. E një gjë e tillë jo rrallë herë është dëshmuar nga shteti fqinj.

Së fundmi tifozët e Crvena Zvezdës në stadium valëvitën flamujt rusë nën brohoritma “Serbë dhe rusë, vëllezër përgjithmonë”.

E një veprim i tillë po shihet si një pasqyrë e mirë për ndërkombëtarët që po tentojnë të injorojnë këtë fakt.

Kështu është shprehur në një postim në “X” analisti boshnjak, Jasmin Mujanoviq.

“Përveç që tifozët e Yllit të Kuq përsëri shfaqin pikëpamjet e tyre ekstreme shoviniste, kjo shfaqje është një pasqyrë mësimore në realitetin e shoqërisë bashkëkohore serbe nën Aleksandar Vuçiqin. Përpjekjet e SHBA/BE për të injoruar këtë fakt të thjeshtë janë krejtësisht të kota”, ka shkruar Mujanoviq.

Kujtojmë se tifozët e Crvena Zvezdës më parë kishin bërë thirrje kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, pas sulmit që ndodhi në Banjskë më 24 shtator 2023.

Lexo më shumë  Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk
YouTube player