Bota

Ukraina rrëzon 10 prej 16 dronëve me të cilët e sulmoi Rusia të premten

Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës i kanë rrëzuar 10 nga 16 dronët me të cilët Rusia i sulmoi tri rajone të saj, Mikolain, Hersonin dhe Harkivin, mëngjesin e së premtes, thanë zyrtarët ukrainas.

Një person u plagos dhe u dëmtua infrastruktura civile gjatë sulmit në Harkiv, tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov në Telegram.

Lexo më shumë  Putini në telashe, Rusia më shumë po humb territore se po fiton në Ukrainë

“Ekipet e shpëtimit e shuan zjarrin në një ndërtesë hoteli. Një roje sigurie civile u plagos, ai mori tretman mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Ai shtoi se ndërtesat e banimit, një kompleks rekreativ trekatësh dhe një restorant u dëmtuan nga sulmi.

Ushtria ruse i sulmon rregullisht rajonet e Ukrainës me lloje të ndryshme armësh, posaçërisht me dronë dhe raketa. Në janar, Rusia intensifikoi sulmet e saj, si rezultat i të cilave dhjetëra njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës rrëzon sërish kërkesën e kriminelit Mlladiç për lirim nga burgu për arsye shëndetësore

Rruga Press

YouTube player