BotaKryesore

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Katër muaj pas sulmit në Banjskë, lideri i këtij organizimi kriminal endet i lirë në Serbi

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po mbahet mbledhja e jashtëzakonshme ku po diskutohet për situatën në Kosovë.

Në këtë mbledhje, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, ndërkaq Serbia nga presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq.

Në mbledhje e pranishme është edhe shefja e Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, Caroline Ziadeh.

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield ka thënë se SHBA ka shprehur vërejtjet ndaj Kosovës për ndalimin e dinarit serb.

“Vendimi është marrë pa konsultim me popullatën lokale. Ne bëjmë thirrje që plani të shtyhet derisa të përgatitet popullata lokale. I kërkojmë edhe Serbisë që të bashkëpunojë në këtë çështje. Kemi shqetësim edhe për mbylljen e disa komunave dhe OJQ-ve serbe. Këto veprime nuk janë në përputhje me premtimet e Kosovës se do të zgjidh këto probleme në dialog”.

Sipas saj, ndërprerja e dërgesave për përfitimet shoqërore duhet të minimizohet “derisa të përfundojë tranzicioni dhe ne po ashtu i bëjmë thirrje Qeverisë serbe që të bashkëpunojë në këtë drejtim”.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Thomas-Greenfield ka kritikuar Serbinë për sulmin në Banjskë derisa ka shprehur shqetësimin se Radoiçiqi mbetet ende i lirë.

“SHBA dënon edhe njëherë të sulmeve paramilitare serbë në Banjskë të Kosovës ku u vra një polic. Katër muaj pas sulmit Serbia ende nuk ka marrë në llogari ata që e kanë bërë sulmin. Lideri i këtij organizimi kriminal endet i lirë në Serbi. Serbia duhet të flasë me KFOR-in që një sulm i tillë të mos ndodh më”, ka deklaruar ajo.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos ndërmarrin veprime përshkallëzuese dhe t’i kthehen dialogut.

“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara dhe përshkallëzuese dhe u bëjmë thirrje të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, që SHBA-ja vazhdon ta mbështesë fuqishëm”.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Ajo tha se Uashingtoni është i përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Është qëllimi që ne dhe partnerët tanë kemi vendosur për të nxitur demokracinë, integrimin ekonomik rajonal, shoqërinë multientike dhe sundimin e ligjit”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Ambasadorja amerikane në OKB tha se ky institucion nuk duhet të jetë kanali për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Të jem e qartë, është dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe jo Këshilli i Sigurimit që duhet të jetë kanal për të zgjidhur çështjet që lidhen me normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, ka deklaruar tutje Thomas-Greenfield.

YouTube player