Nxënësi i Millosheviqit në rolin e viktimës vajton për dinarin para Këshillit të Sigurimit
Shkruan Faton Mehmeti
Vetëm një ditë para mbledhjës së Këshillit të Sigurimit në OKB, Serbia tenton të dërgojë kamion me rreth 117 milionë dinarë, si për të përforcuar rolin e viktimës për “presionin nga Albin Kurti”.
E njejta metodë nga njerëz të njejtë, është po Serbia ajo që vazhdon të ndjek kursin e viktimës, derisa në mënyrë tinzare vazhdon të provokojë situatën në veri. Fatmirësisht, në krah të Kosovës është Gjermania dhe shumë diplomatë të njohur për vendimin e BQK që ndalon dinarin të përdoret në banka si valutë zyrtare.
Në Këshill të Sigurimit, Vuçiqi po tenton të shfaqet si viktimë me tentativën për të amortizuar sulmin në Banjë. Jam i bindur se Kosova me përfaqësuesit e saj në Këshill të Sigurimit me fakte bindëse do amortizojë Vuçiqin dhe këdo që mundohet ta mbrojë.
Mjafton të përmendet fakti se euro si valutë është e vetmja zyrtare në Kosovë, valutën që vet BE-ja e ka prodhuar, Kosova veç se po respekton valutën e BE-së. Edhe për targat kishte shumë kritika ndaj vendimit të qeverisë me arsyen se “po na prish me Amerikë” e shumë pallavrave të politikës ditore, kritikat u shuan e vendimet mbeten, edhe sot e kësaj dite targat po respektohen dhe ka mbetur kështu vendimi.
Edhe shumë vendime tjera janë pritur me kritika, por vendosmëria ka prodhuar rezultate e që kanë shtri sovranitetin e vendit. Gjendja në veri është si kurrë më parë në favor të Kosovës, qeveria nuk guxon të bëj kompromise me Vuçiqin, vendimi për dinarin të zbatohet.
Pas një kohë askush sdo flasë për presionin, siç nuk flitet as për tjerat, ajo që mbetet është shuarja e stukturave paralele serbe. Vetëm me vendosmëri mund të shtyhen përpara proceset, ndryshe do biem në kurthën e lojës së Vuçiqit dhe Serbisë.
Rruga Press