Ministri Aliu: Rruga Prishtinë-Mitrovicë përfundon brenda një viti
Një segment prej afro 10 kilometrave për zgjerimin e rrugës magjistrale rreth 40 kilometra të gjatë, e cila e lidh kryeqytetin Prishtinë me qytetin e Mitrovicës, pritet të përfundojë në fillim të vitit 2025, tha të enjten ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Liburn Aliu.
Aliu tha në një konferencë për media se Ministria e tij ka nënshkruar kontratë me një kompani për përfundimin e ndërtimit të segmentit përfundimtar të rrugës që nisi të zgjerohej në vitin 2009.
“Ky Projekt ka qenë temë diskutimi për një kohë të gjatë me probleme të shumta dhe një ndër projektet më të stërzgjatura”, tha Aliu.
Rruga Press