Lajme

Ambasada e Britanisë: Me ministren Haxhiu, kemi ndarë përvojat për kundërshtimin e dhunës me bazë gjinore


Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, Kryetari i Komisionit par Legjislacion Adnan Rrustemi dhe me zyrtarë të lartë të ministrisë po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata janë takuar me zyrtarë të lartë në Britaninë e Madhe ndërsa sot për këtë vizitë është deklaruar edhe ambasada e këtij vendi me seli në Prishtinë.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

“Me kënaqësi mbështetëm vizitën e Ministres Haxhiu në Britaninë e Madhe dhe ndanim përvojën tonë në kundërshtimin e dhunës me bazë gjinore, rehabilitimin dhe riintegrimin e shkelësve dhe sigurimin e integritetit të sistemit gjyqësor. Një sektor i pavarur, transparent dhe i drejtë i drejtësisë është gurthemeli i një vendi demokratik”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player