Sanduloviq flet për sulmin që iu bë pas vizitës në Prekaz: Më rrahën dhe më filmuan 10 persona, pashë Radoiçiqin
Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç, ka folur sërish për mediat për dhunën barbare të ushtruar ndaj tij nga shërbimi sekret serb pas vizitës së tij në Prekaz. Në një intervistë për mediat shqiptare, Sanduloviqi ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes së rëndë pasi vendpsi lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës së mitur e cila humbi jetën në sulmin e bërë ndaj familjes së Adem Jasharit nga forcat serbe.
Ai tha se gjatë dhunës së ushtruar ndaj tij, e cila ka zgjatur me orë të tëra ka parë edhe Milan Radoiçiqin, organizatori i sulmit në Banjskë.
Sipas tij, aty kanë qenë edhe 5 persona civil, ku tha të cilët kanë bërë filmimin e agresionit ndaj tij.
“Kam qenë i kidnapuar para shtëpisë sime. Për fat të mirë, dy policë i kisha para shtëpisë, sepse edhe më parë më kishin kërcënuar ndaj i kisha marrë për mbrojtje. Kanë dalë dy makina të mëdha nga të cilët dolën 10 persona. Ata filluan të më rrahin direkt në rrugë. Më pas më futën në furgon, më rrahën brutalisht. Më pas më çuan në stacionin e policisë. unë kam bërtitur se kush jam e nga vij, njerëzit e kanë kuptuar se unë jam presidenti i partisë republikane. Ata u kanë thënë njerëzve që lëreni se ky nuk di çfarë flet.
Unë kam pasur gjakderdhje, asnjë s’ka folur me mua më kanë rrahur brutalisht. Pastaj më hodhën në një kamion dhe kur janë hapur dyert kam parë që po më nxjerrin jashtë dhe më kanë lënë para ndërtesës së policisë sekrete të Serbisë e cila është përgjegjëse për shumë vrasje të bëra në periudhën e ish-Jugosllavisë. Aty më kanë marrë disa persona me uniforma si ajo që kishte Radoiçiçi në Banjskë.
Aty më kanë vënë në gjunjë dhe më kanë mbajtur këmbë e duar e lanë vazhduar të më rrahin. Në atë moment kam parë sigurinë e madhe, kam parë edhe Radoiçiçin, i cili ka qenë prezent aty. Kanë qenë edhe 5 persona civil të cilët kanë bërë filmimin e agresionit ndaj meje”, tha Sanduloviç.
Kujtojmë se për Rruga Press ka patur edhe një deklaratë nga vajza e politikanit serb, Klara Sanduloviq e cila zbuloi se cilët kanë qenë disa prej autorëve të sulmit ndaj babait të saj por edhe shpjegoi sesi është situata brenda regjimit diktatorial të Aleksandër Vuçiqit.
Ndiqni intervistën e plotë:
Rruga Press